Gazeta më e madhe sportive në Francë, “L’Equipe”, ka publikur ditën e sotme një statistikë shumë interesante sa i takon lojës së “gjelave”. Sipas shifrave, Franca ka realizuar 39% të golave të saj nga goditjet standarde dhe 61% nga loja, shifra këto që e bëjnë të frikshme skuadrën trikolore nga goditjet e lira, këndoret, penalltitë dhe goditjet e dënimit.

Gjatë Botërorit të Rusisë, Franca shënoi 6 gola nga goditjet standarde, duke e u renditur e dyta pas Anglisë, që në total pat realizuar 9 gola nga topat e ndalur.

Por historia e suksesit në këto goditje ka vijuar dhe gjatë fushatës eliminatore. “Gjelat” kanë realizuar 9 gola nga goditjet standarde deri më tani: 4 nga këndoret, 3 nga goditjet e dënimit dhe dy nga penalltitë, ndërsa nga loja nga shënuar në 14 raste për një total prej 23 golash në 9 ndeshje.

Shqipëria është e paralajmëruar… ndaj Francës duhet të shtrëngojë radhët e jo të lerë hapësira fatale si ndaj Andorrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb