Disfata ndaj Dinamos në shifrat 2-3 së fundmi e Vllaznisë, këtë edicion ishte humbja e pestë në total për shkodranët.

Ku nga katër hapat fals të këtij edicioni, shkodranët janë mposhtur sërish nga Dinamo në fazën e parë me rezultatin 2-1. Po ashtu kuqeblutë kanë disfata me Bylisin (1-0), Skënderbeun (1-0) dhe Laçin (3-1). Humbja e fundit ndaj Dinamos ishte e para në shtëpi këtë sezon për 9 herë kampionët e vendit.

Në ndeshjet e mëparshme Vllaznia kishte një rekord prej 4 fitoresh dhe 2 barazimesh në shtëpi, duke mos e provuar në asnjë moment të dilte pa pikë në “Loro Boriçi”. E duhej të vinte pikërisht java e 16-të e kampionatit që ky “rekord” të prishej.

Me Dinamon e drejtuar nga Daja që diti të “godasë” shkodranët e Brdariç, të cilët po ashtu provuan edhe humbjen e dytë radhazi pas disfatës me Bylisin në shifrat 1-0. Po ashtu, duke qenë hera e parë këtë edicion që në kampionat Vllaznia nuk merrte pikë në dy ndeshje radhazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb