Ditën e sotme Juventusi do të presë në shtëpi Torinon, për një derbi që pritet të dhurojë shumë emocione. Këto janë statistikat e Juventus-Torino përgjatë viteve të fundit:

– Juventusi është skuadra e cila ka mposhtur Torinon më shumë se kushdo tjetër në histori (74 herë, nga të cilat 40 me bardhezinjtë pritës), por në të njëjtën kohë edhe ajo që i ka shënuar më shumë “Demave” (237 gola).

– Torino ka fituar vetëm një (2-1 më prill 2015) nga 31 derbit e fundit në Serinë A kundër Juves (23 suksese bardhezi dhe 7 barazime).

– Juventusi ka shënuar të paktën një gol ndaj Torinos për 21 derbi radhazi. Hera e fundit që “Demat” mbajtën portën e tyre të paprekur ka qenë barazimi 0-0 në shkurt të vitit 2008, kur në stolin e “Zonjës së Vjetër” ulej Klaudio Ranieri.

– Juventusi ka fituar duke e mbajtur portën të paprekur në dy ndeshjet e fundit në shtëpi. Bardhezinjtë nuk arrijnë në tri suksese radhazi me Masimiliano Alegrin që prej dhjetorit të vitit 2018.

– Torino vjen në derbi pas dy humbjeve radhazi në kampionat, të cilat kanë pasuar një seri prej 7 ndeshjesh pa humbje (4 fitore dhe 3 barazime). Nëse humb sot ndaj Juves do ta kthente Torinon në dhjetor 2020, hera e fundit kur regjistronte tri humbje radhazi.

– Juventusi është skuadra që ka pësuar më shumë gjuajtje nga jashtë zone në vitin 2022 (50), pas së cilave ka parë që të ndëshkohet vetëm në tri raste

– Torino është skuadra e vetme që nuk ka marrë asnjë penallti në favor, në këtë kampionat, pavarësisht se “Demat” numërojnë 515 topa në zonën kundërshtare, një shifër kjo që është shumë herë më e vogël se mesatarja e të gjitha 19 klubeve të tjera të Serisë A deri në këtë moment (544).

– Duke mbetur te penalltitë, Juventusi nuk sheh të marrë një penallti në favor, në një derbi kundër Torinos prej 2637 ditësh. Hera e fundit daton më 30 nëntor 2014. Ndërkohë, 11-metërshi i fundit që Torino ka marrë në favor kundër “Zonjës së Vjetër” është 594 ditë më parë, konkretisht më 4 korrik 2020.

– Tetë golat e fundit të shënuar nga Juventusi në Serinë A numërojnë 8 autorë të ndryshëm dhe gjashtë prej tyre kanë ardhur në gjysmëorën e fundit të ndeshjeve.

– Paulo Dibala do të provojë që të shërbejë mbrëmjen e sotme asistin numër 50 në Serinë A (aktualisht në kuotën 49), për t’u ngjitur kështu në vendin e tretë të argjentinasve më të mirë në këtë kategori. Në këtë renditje kryeson “Papu” Gomez me 70 asiste dhe Rodrigo Palasio me 57.

– Juventusi dhe Torino janë të vetmet skuadra që në këtë kampionat nuk kanë shkaktuar asnjë autogol. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: