Dy protesta të ndara po mbahen sot para Kuvendit të Shqipërisë, vetëm pak para nisjes së seancës plenare.

Një prej tyre organizohet nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, dhe tjetra nga minatorë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë.

Kërkesat e të dy palëve të protestuesve janë të njëjta.

Ata kërkojnë miratimin e statusit te minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa këto që janë shpalosur edhe në protestat e mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb