TIRANE

Të shumtë kanë qenë personazhet publike që kanë deklaruar se nuk do futeshin në “Big Brother” ose nuk kanë treguar simpati për të dhe më pas kanë ndryshuar mendje. Mes tyre edhe Kejvina Kthella.

Ajo ka rikujtuar së fundmi në Instagram dy statuse që ka shkruar dikur për “Big Brother VIP 1”. Në njërin prej tyre modelja shkruante: “Zot të lutem më rikthe mbrapsht këto dy orë të jetës sime që i humba duke parë Big Brother VIP”.

Ndërsa në një status tjetër ajo shkruante: “Po këto të Big Brother VIP janë aty për show apo për luftë?” Tani krah këtij statusi të vjetër Kejvina shkruan: “Kjo pjesa nuk di. Duhet të kërkoj edhe një herë falje.”

Eksperienca e Kejvinës në “Big Brother VIP 2” nuk zgjati shumë, por shumë persona, mes tyre edhe Luizin, janë të mendimit se po të mos ishte për skenën me Kejvina mund të arrinte finalen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb