TIRANE- Dhimbjes së familjes së Kejdi Halilit, djalit të vetëm të gazetares Erenestina Halili i bashkohet edhe Rektori i Universitetit “Luarasi” dhe njëherësh ish-ministër i Financave, Arben Malaj.

Në një status të ndjerë ku njofton ndarjen para kohe nga jeta të studentit të vyer Kejdi Halili, në një aksident, Malaj shprehet se i qendron pranë familjes së tij në këto momente të vështira.

NJOFTIMI PËR KOLEGËT
“Te nderuar kolege, me trishtim te thelle po ndaj me ju lajmin e ndarjes nga jeta te studentit tone. I shprehim ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te Kejd Besnik Halili. Prane familjes ne kete moment te veshtire”

NJOFTIMI PËR STUDENTËT
“Të dashur studentë dhe miq të Luarasit. Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se studenti ynë Kejdi Halili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Të gjithë humbëm diçka sot..studentin e vyer të auditoreve dhe shokun e dashur të shkollës. Studentë dhe pedagogë, jemi të gjithë pranë familjarëve për këtë humbje të madhe”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: