Në rrjet qarkulloi një “screenshot” i kapur nga fansat e Beatrix Ramosajt në profilin e saj në Instagram, ku kjo e fundit pohon ndarjen nga aktori Donald Veshaj duke shtuar se ai e ka fajsuar për humbjen e tij në BBV. Menjëherë këngëtarja ka postuar një status ku përgënjeshton story-n dhe e cilëson si fotomontazh.

Këngëtarja shkruan:

“Qarkullon një story fotomontazh në emrin tim në rrjete sociale të cilën e përgenjeshtroj absolutisht. Nga Instagrami im nuk është postuar ajo story”

  • foto galeri
  • foto galeri

“Fotomonazhi” në fjalë është një shkrim ku thuhej se ajo është ndarë nga aktori, madje duke dhënë edhe arsyen pse mori këtë vendim. Në status shkruhet se ai që Beatrix dashuroi, duke iu referuar aktorit Donald Veshaj, e ka akuzuar se është fajtore për humbjen e tij në BBV.

Ndër të tjera në story thuhet se të gjithë e kanë gjykuar e ofenduar këngëtaren, por ajo “është një vajzë e pafajshme që nuk ndau askënd nga askush” dhe se shpreson që një ditë ta kuptojnë se kë kanë përkrahur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: