ITALI – Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë. Një spektakël fishekzjarresh, një koncert madhështor dhe tre fustane nusërie të Dior-it, që Chiara ndërroi gjatë mbrëmjes së dasmës.

Por stilistit me famë botërore, Stefano Gabbana-s nuk i pëlqeu zgjedhja e një prej fustaneve të blogeres dhe e shprehu këtë gjë publikisht pa asnjë problem.

Ai komentoi në një foto të Chiara-s të postuar nga Harper`s Bazaar Uk dhe nuk u rezervua aspak në komentin e tij. “I lirë”, -ka shkruar Gabbana duke lënë të kuptohet që fustani nuk i kishte pëlqyer aspak. Ky koment i stilistit është pasuar me shumë komente të tjera nga ndjekësit që iu kundërvunë menjëherë.

“Po flet për firmën tënde”; “I lirë je ti me këto komente” janë vetëm dy nga shumë përgjigjet që i kanë kthyer Gabbana-s. Kjo nuk është hera e parë që stilisti i famshëm bën komente të ashpra që nxisin reagime nga njerëzit. Rasti i fundit ishte ai me Selena Gomez-in, të cilën ai e quajti të shëmtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: