TIRANE – Pas dy trofeve që mori vëllai i tij, Endri Prifti, në “Këngën Magjike”, me këngën që i dedikoi bashkëshortes së ndjerë të vëllait të tij, Stefi Prifti ka reaguar në rrjetet sociale, duke i falënderuar të gjithë për ngushëllimet.

“Marina ja dolëm! Këto ishin fjalët e vëllait tim Endri Prifti që më përlotën për të shumtën herë…! Këto janë fjalët, që më dhanë kurajon të shkruaj disa fjalë, mbas pesë ditësh, për të falenderuar gjithë ngushëllimet tuaja të pafundme!
Kam frikë të shkruaj më shumë…! Endri Prifti! Sot ke fituar në shumë dimensione të jetës dhe artit: shpirtëror, profesional dhe popullor. Ma beso këtë që po të them. T’i na bërë krenarë me krijimin, interpretimin tënd të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha i dërgove një mesazh dashurie dhe respekti, dashurisë time dhe nënës së vajzave të mia, mbesave të tua, Maria dhe Joana, Marina Prifti. Jam i sigurt se Ajo është gëzuar shumë!””- shkruan Stefi Prifti në rrjetet sociale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: