TIRANE- Këngëtari korçar, i cili disa ditë më parë ka humbur bashkëshorten, ka reaguar në lidhje me fituesin e Këngës Magjike.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook” këngëtari ka pohuar se këtë kompeticion duhet ta fitonte vëllai i tij, Endri Prifti.

“Nëse flasim, apo bëjmë një kritike artistike me pak fjale, katër janë komponentet themelore që përfaqësojnë gjininë e këngës. 1. Melodia (kompozimi) 2. Teksti 3. Orkestracioni 4. Interpretimi E, miq dhe kolege te dashur, asnje kenge tjeter ne Kënga Magjike 2015 nuk i kishte, të gjitha bashke, në nivelin e kësaj kenge, Kënga e fundit, me autor Endri Prifti dhe orkestrim Gent Myftaraj. Të gjithë keni gabuar, si gjithmonë…! Por ky rast ka qenë shumë flagrant dhe antiprofesional, antindjenje dhe i paskrupullt. Publik i dashur, perqafime pafund! Jeni e vetmja mbështetje që kemi, në muzikë dhe jetë”, citohet në mesazhin e Stefit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: