Këngëtari Stefi Prifti ka promovuar dje (10 mars) këngën e tij më të re, “Kristal”, në një mbrëmje të veçantë me të afërm, miq dhe kolegë artistë. Kjo këngë, që ka emocionuar të pranishmit, është një bashkëpunim mes Stefit dhe autorëve të njohur shqiptarë.

Muzikën e ka krijuar vetë Stefi Prifti, ndërsa poezinë e ka shkruar shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për orkestrimin ka kujdesur Endri Sina, ndërsa kitarat janë luajtur nga Gent Myftaraj. Miksimi dhe masterimi i këngës janë realizuar nga Shpëtim Saraçi.

Takimi i organizuar në lokalin e vëllait të Stefit, “Në shtëpinë tonë” ka pasur një atmosferë ngrohtë dhe miqësore, ku Stefi dhe të ftuarit kanë festuar bashkëpunimin e suksesshëm për këtë projekt të ri.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Stefi u shpreh: “Më në fund, kënga ime ‘Kristal’ del në dritë. Shpresoj t’ju pëlqejë!”

Me këtë krijim, Stefi ka sjellë një tjetër shije të veçantë në botën e muzikës shqiptare, duke bashkuar poezinë dhe muzikën në një mënyrë të veçantë dhe emocionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb