Gjermania do të dërgojë së shpejti në Ukrainë dy sisteme raketash me shumë lëshime MARS II dhe katër topa vetëlëvizës Panzerhaubitze 2000.

Lajmi u bë i ditur presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev.

“I premtova zotit President sot se dy sisteme MARS do të dorëzohen në të ardhmen e afërt dhe katër Panzerhaubitze 2000 do të transferohen gjithashtu në Ukrainë brenda ditëve të ardhshme,” tha Steinmeier.

Përveç kësaj, ai kujtoi se Gjermania gjithashtu dërgon sisteme moderne të mbrojtjes ajrore Iris-T në Ukrainë.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti për një vizitë në Ukrainë më 25 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb