KOSOVE-Në procesin e dialogut është arritur progres historik mes Kosovës dhe Serbisë, por ka akoma çështje të hapura, të cilat tani duhen sqaruar shumë shpejt, thotë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili të martën viziton Beogradin dhe Prishtinën.

“Do të inkurajojmë qeverinë serbe dhe atë kosovare të shfaqin gatishmërinë e nevojshme për kompromis dhe vendosmëri“- është shprehur Steinmeier.

Në intervistën ekskluzive për “Kohën Ditore”, në prag të vizitës së tij, në të cilën përveç për procesin e dialogut, ministri gjerman flet edhe për njohjet e munguara të pavarësisë së Kosovës nga ana e pesë shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe për situatën e vështirë ekonomike në Kosovë dhe rrugëdaljes prej saj.

Steinmeier po ashtu ka shprehur edhe besimin e Qeverisë në Berlin se Parlamenti i Kosovës do të votojë në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për të gjykuar rastet nga Raporti i Dick Marty-it, ndërsa në lidhje me dyshimet për korrupsion dhe politizim të EULEX-it, ka theksuar se Berlini angazhohet për sqarim pa rezerva të këtyre akuzave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb