Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kërkuar progres në projektin e tubacionit të gazit “Rrjedha e Veriut 2” duke thënë se kjo i përshtatet zhvillimit të infrastrukturës që tashmë ekziston në BE. Duke folur para studentëve të universitetit të Jekaterinburgut, gjatë takimit me homologun gjerman, Frank Walter Steinmeier, Lavrov ka thënë se ai ka besim që logjika do të mbisundojë politikën”.

Nga ana e tij, Steinmeier ka shtuar se firmat evropiane janë të interesuara në këtë projekt dhe se çdo vështirësi duhet të zgjidhet në bisedime mes kompanive. “Politika nuk ka fare të bëjë me këtë”, ka thënë Steinmeier. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se nuk ka “ngecje” në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, duke parashikuar përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Berlinit në vitet e ardhshme. Ai i kërkoi gjithashtu Rusisë dhe Perëndimit që të përfitojnë nga mundësitë e Këshillit Rusi-NATO”, në zbutjen e tensioneve gjatë kohëve të vështira.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, dhe homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u takuan sot në Jekaterinburg të Rusisë ku morën pjesë në ceremoninë e çeljes së Shkollës verore ruso-gjermane “Rrugët e zhvillimit të sektorit energjetik: sfidat bashkëkohore”. Shkolla do të funksionojë në bazë të Universitetit Federal Ural në Jekaterinburg.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: