3-1 dhe një ekip shumë i uritur. Kjo ishte ajo që pamë sonte në Inter-Roma, me kampionët e Italisë që morën një fitore karakteri. Nuk ka si mos të jetë i lumtur trajneri i zikaltërve, Inzaghi pas këtij 90 minutëshi, në konferencën për shtyp. Gjithsesi, sa i përket titullit, tekniku kërkon të marrë gjithçka hap pas hapi.

“Djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer por ne e dimë se është vetëm një pikënisje. Jemi ende prapa dhe duhet të ndjekim, së shpejti ka rikuperim me Bolonjan.

Scudetto? Ishte një fitore shumë e rëndësishme, është një periudhë intensive, na pret edhe një finale e Kupës së Italisë. Do të jetë një seri ndeshjesh të  shpeshta dhe ne do të duhet të menaxhojmë forcat. Por në këto ndeshjet e fundit ne kemi dërguar një sinjal të mrekullueshëm” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: