KOSOVE-Festat e Nëntorit, sikurse në të gjithë Kosovën po shënohen edhe Kullën e heroit të madh kombëtar Isa Boletini të cilën po e nderojnë shumë qytetarë nga të gjitha viset shqiptare.

Stërnipi i heroit Isa Boletini, Gazmend Boletini në një prononcim për Telegrafin tha se do t’i presin të gjithë ata që kanë dëshirë të nderojnë figurën e të madhit Isa Boletini në kullën e fshatit Boletin të Mitrovicës.

Ai po ashtu tha se në kompleksin memorial në Boletin është mbajtur ceremonia e nderimit në kujtim dhe në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini e cila është organizuar sipas tij nën patronatin e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Që nga mëngjesi njerëzit kanë ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kullën e Isës po ashtu e kanë nderuar edhe pinjollët e Hasan Prishtinës, Fatime Meha nga Shala e Bajgorës, dhe disa familje të dëshmorëve që kanë ardhur nga viset tjera të Kosovës”, ka thënë ai.

Boletini gjithashtu tha se akademikët dhe historianët e Kosovës tash e tutje fshatin Boletin do ta quajnë “Vlora e Kosovës”.

“Isa Boletini, 105 vjet më parë me 400 djemtë e tij është nisur nga Boletini drejt Vlorës ku sipas historianëve dhe akademikëve tanë Boletini tash e tutje është Vlora e Kosovës”, tregoi ai.

Stërnipi i heroit Isa Boletini, theksoi se sot gjatë tërë ditës kulla e Boletinit do të qëndroj e hapur për të pritur vizitorët që kanë dëshirë ta nderojnë figurën e tij/Telegrafi.
24203506_10214443872073255_1340198800_n-e1511872003918-780x439

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: