Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë disa vendime ditën e sotme për disa episode të zhvilluara së fundmi në kampionatet shqiptare.

Mesfushori i KF Vllaznisë, Ardit Krymi pezullohet me 2 ndeshje për sjellje josportive pasi mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit.

Nga ana tjetër KF Tirana ka marrë një paralajmërim nga Komisioni i Disiplinës, pasi ka bërë stërvitje në stadiumin ”Selman Stërmasi”. Në rast se kjo përsëritet atëhere ndaj Tiranës do të merren masa, sipas Komisionit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb