Baza Detare e Pashalimanit prej dy javësh është shndërruar në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.
Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen. #KrenariPërFA??”, shkruan Xhaçka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: