Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-në se do të marrë “masa të fuqishme” nëse nuk ndalon kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Uashingtoni dhe Seuli filluan të hënën një nga stërvitjet e tyre më të mëdha ajrore të kombinuara ushtarake, e cila do të përfundojë të premten.

Koreja e Veriut ka lëshuar gjithashtu një seri raketash në javët e fundit në përgjigje të stërvitjeve të ndryshme.

Kjo pason raportet e inteligjencës se Pheniani po përgatitet për testin e parë të armës bërthamore që nga viti 2017.

“Nëse SHBA-ja vazhdon vazhdimisht në provokimet e rënda ushtarake, Koreja e Veriut do të marrë parasysh masa më të fuqishme pasuese”, tha ministria e jashtme e Koresë së Veriut në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: