Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar një numër raketash në ujërat pranë brigjeve të njëra-tjetrës, duke zhvilluar kështu një përshkallëzim të armiqësive.

Korea e Veriut ka lëshuar më shumë se 23 raketa në një ditë të vetme. Ndërsa kanë theksuar se janë në përgjigje të stërvitjeve ushtarake që po mbahen nga Koreja e Jugut dhe SHBA, të cilat i ka quajtur “agresive dhe provokuese”.

Pheniani paralajmëroi se do të paguanin “çmimin më të tmerrshëm në histori” nëse do të vazhdonin stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake, që shihen si një kërcënim i fshehur për përdorimin e armëve bërthamore. Veriu ka testuar një numër rekord raketash këtë vit pasi tensionet janë rritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb