Steven Spielberg është marrë në mbrojtje nga policia pas kërcënimeve të vazhdueshme.

Regjisori i famshëm paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar një urdhër ndalimi ndaj një gruaje të quajtur Sarah Char.

Ajo ka disa muaj me radhë që po i dërgon regjisorit kërcënime me vdekje.

Hetuesia ka zbuluar se kërcënuesja ka bërë përpjekje që të blejë armë për vrasjen e Spielberg.

Spielberg ka thënë se ndihet i pasigurtë dhe kërkon mbrojtje edhe për familjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb