TIRANE

Këngëtarja e njohur Ermiona Lekbello, ishte e ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”.Ajo tregoi jetesën impenjative që bën, mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë ceku dhe jetën sentimentale.

Ajo tha se e shikon në plan të largët të pasurit një marrëdhënie me ndonjë mashkull, por megjithatë nuk e përjashtoi si mundësi.Ndër të tjera u shpreh se është një person që lëviz shumë dhe kjo është një nga arsyet që është pa ndonjë parter në krahë.

“Edhe aty blozë. Jo nuk më pëlqen mbase dhe me moshë tani fare fare. Nuk them boll me burra, por ende nuk ka dalë ai person që të ketë përputhje me mua. Edhe lëviz shumë, unë e kam jetën në lëvizje edhe kjo është një faktor. Nuk e kam shumë të nevojshme, tani mësohesh me atë vetminë tënde”, tha Ermiona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb