Stilistja Donatella Versace bleu “La Verbanella”, një nga vilat më prestigjioze të Liqenit Maggiore, në Itali, e njohur edhe si Vila Mondadori, me një vlerë rreth pesë milion euro, njoftoi sot agjencia e pasurive të patundshme.

Vila i përkiste familjes Mondadori, pronare e shtëpisë botuese me të njëjtin emër, e cila e kishte blerë këtë pronë në vitet 1920.

Në shtëpi luksoze janë pritur shumë të famshëm, si Walt Disney, George Simenon ose Thomas Mann, të cilët kanë hedhur firmën e tyre në mur mbi oxhak.

Prona me një sipërfaqe rreth 1.400 metrash katrorë me pamje nga liqeni që shtrihet në veri të Italisë, ka një kopsht të madh me pishinë dhe pesëdhjetë dhoma, përfshirë 20 dhoma gjumi dhe 12 tualete, thuhet në një deklaratë të agjencisë së pasurive të patundshme ‘’Engel & Völkers’’, të cilët luajtën rolin e konsulentit në këtë shitje të bujshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb