TIRANE
Një vit më parë, Stine dhe Graciela pranuan publikisht se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Me anë të një shkrimi të gjatë, Stine pranoi se gjërat mes tyre nuk kishin shkuar si duhej.

Por me sa duket çifti ka hedhur pas krahëve çdo gjë dhe janë rikthyer me njëri-tjetrin. Ata janë shfaqur së bashku në “Shiko kush luan” dhe kanë pranuar hapur se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Sot, prindërit e Estias 3-vjecare ishin të ftuar bashkë në “Shiko kush luan”, nga ku pranuan publikisht se vendimin për t’u ribashkuar e morën së bashku.

Dy bashkëshortët folën për herë të parë për lidhjen e tyre, ndarjen dhe ribashkimin, edhe duke iu përgjigjur pyetjeve të lojërave që zhvilluan në studio.

Vendimin për t’u ndarë si dhe atë për t’u ribashkuar e morën të dy dhe këtë e pranuan duke ngritur tabelat respektive kur u përballën me këtë pyetje.

Të dy pranuan se e duan marrëzisht njëri-tjetrin edhe pse zihen, mbarojnë pas tjetrit, por kanë edhe tmerr kur i pyesin: “Po ju sikur u ndatë një herë?”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: