TIRANE- Këngëtari Ernest Duka i njohur me emrin e artit Stine, ka dalë sot për herë të parë në ekranet televizive, që pas konfliktit fizik që pati pas Këngës Magjike me këngëtarin Flori Mumajesi. Stine, i cili ndiqet në gjendje të lirë për plagosje të lehtë me dashje ndaj Flori Mumajesit, rrezikon deri në dy vjet burg sipas nenit 89 të Kodit Penal.

Pak para fillimit të spektaklit, Roza ka postuar një foto në profilin e saj së bashku me partnerin në “Dance With Me”, Stine, për të cilin gjatë gjithë ditës së sotme mendohej se nuk do të ishte në spektakël për shkak të incidentit me Florin. Por, përtej gjithçkaje që u shkrua dhe u komentua ne media, mund të quhet vetëm “një moment marrëzie artistike, një moment njerëzor”, e ka quajtur moderatorja Alketa Vejsiu.

Ndërsa vetë Stine tha se me këtë incident është bërë shumë zhurmë, ndonëse, sipas tij, artistët duhet ta respektojnë njëri-tjetrin: “U përfolëm shumë edhe nga mediat, por ne jemi artistë dhe duhet ta duam njëri-tjetrin. Nuk na shkojnë ne artistëve këto incidente. U uroj shumë suksese të gjithë artistëve. Nuk është momenti për të folur”, tha kantautori.

Ai i ka kërkuar ndjesë publikut për gjithçka ka ndodhur: “Unë dua ta shijoj DWM. Nuk jam nga ata artistë që kërkoj famën në këtë mënyrë”.

Ndërkohë, edhe Roza Lati, i ka dalë në mbështetje partnerit të saj shkruan “Class”, duke thënë: “Unë e njoh mjaft mirë Stinen dhe në formën e tij më të lumtur, ashtu edhe në atë më të keqe. Stine shquhet për një qetësi olimpike dhe mendoj se është provokuar shumë. Stine nuk është i dhunshëm”, tha ajo.

Ai u shoqërua dje në mjediset e policisë për ngjarjen, që kishte si motiv pikët e dhëna nga Flori për këngën e tij në eventin në fjalë. Stine u shfaq duke kërcyer në eventin e “TV Klan” “Dance With me”. Ai pritet edhe që flasë për incidentin me Flori Mumajesin. Ai madje, shfaqet në një moment duke thënë se ishte shumë i lumtur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: