TIRANE – Në vallëzimin e mbrëmjes së djeshme, nën tingujt e këngës së Michael Jackson, “Remember The Time”, Stine dhe Roza kanë shkëlqyer. Por, nëse pas kërcimit mikrofonin e mbante gjithmonë Roza, sonte ajo ia kishte lënë radhën Stines, i cili nuk e bëri publikun për vete vetëm me kërcimin, por edhe me deklaratat pas tij. Prej disa javësh që çifti simpatik kërcejnë së bashku, të dashurit respektivë kanë hequr dorë.

Ndërsa Alketa e pyet çiftin pse nuk janë dukur më të dashurit e tyre, Stine ia kthen: “E dashura ime erdhi javët e para, e shtyu për pak kohë, por pastaj hoqi dorë, sepse…. shikoni sa e bukur është bërë Kleopatra sot” – thotë ai me shaka, duke iu drejtuar Rozës dhe duke lënë të kuptohet se shkak i mungesës së të dashurës është pikërisht ajo.

Menjëherë pas deklaratës së Stines, duket se e dashura e tij është shqetësuar për këtë. Pak më parë Alketa ka thënë se e dashura e Stines kishte ardhur në “Dance with me” dhe se mohon “lajmet e pavërteta” që janë publikuar për të: “Stine, të ka ardhur e dashura. Është këtu me ne dhe thotë se lajmet nuk janë të vërteta”, – ka thënë Alketa. Ndërsa Stine nuk duket aspak i shqetësuar për këtë: “Ajo e di shumë mirë që unë bëj shaka”, – tha ai. Por edhe të gjithë e dinë që loja artistike mes tij dhe Rozës ka qenë pjesë e lojës së spektaklit dhe përtej kësaj, askush nuk do të donte të luante, as produksioni i “Dance With Me”.(class)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: