TIRANE – Roza dhe Stine “çifti simpatik” i Dance With Me, janë komentuar gjatë në media, për shkak të puthjes që këngëtari i dhuroi ish të dashurës së tij, mbrëmjen e djeshme në fund të performancës.

Roza dhe Stine kishin zgjedhur të kërcenin nën ritmin e “Time of my life”, kolona zanore e filmit “Dirty Dancing”, që mesa duket ndezi sërish zjarrin mes tyre. Në fund të kërcimit, Stine i ka dhuruar një puthje Rozës, e cila ka mbetur e habitur.
“Më merret pak fryma, jam pak e sëmurë, por edhe më shëroi pak Stine”, – tha ajo.

Por sot, përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” Roza ka shpjeguar se puthja ishte pjesë e show-t.
“Show është show! Mos besoni çfarë shikoni! Roza ecën përpara më e fuqishme se kurrë, sepse tashmë Roza është peshë e rëndë. Hahhahaa jo tek kilet”, -shkruan Roza.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: