Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ka dalë për herë të parë në një deklaratë publike pas dështimit në Botërorin e Katarit. Stojkoviç thotë se pavarësisht mënyrës sesi shkuan gjërat, nuk do lejojë askënd të flasë keq për ekipin. Gjithashtu, numri një i pankinës u pyet edhe për nisjen e procesit disiplinor nga FIFA për shkak të ofendimit të tij ndaj shqiptarëve në ndeshjen ndaj zviceranëve, por hezitoi të përgjigjet.

“Humbëm në rezultat, por nuk jemi të mundur, ecim me kokën lart, nuk kemi për çfarë të turpërohemi. Nuk lejoj askënd të poshtërojë skuadrën time”.

Ata që nuk më duan– Nuk jam babagjysh që jep dhurata dhe plotësoj dëshirat muzikore, kam një qëndrim dhe nuk e ndryshoj.

FIFA ka hapur një proces disiplinor për ofendimet ndaj shqiptarëve- Nuk kam koment dhe mos u zemëroni. Nuk kam përgjigje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: