Stoke City në “Premier League” pas shumë sezonesh që renditej në mesin e tabelës tashmë rrezikon seriozisht rënien në “Championship”. Ndeshja e zhvilluar dje në “Fly Emirates” kundër Arsenal e humbur me shifrat 3-0 ka shtuar akoma më shumë frikën në skuadër si dhe ka shkaktuar përçarje tek lojtarët.

Është Xherdan Shaqiri ai që ka dalë kundër pjesës tjetër të skuadrës, të cilët i ka akuzuar për mungesë kualiteti. Shtashkurtëri që luan për kombëtaren e zvicrës pretendon se skuadra duhet të kishte shpenzuar më shumë në merkato për të përforcuar organikën.

“Këtu as Ronaldinjo nuk mund të bëjë asgjë. Kjo të paktën është ngushëlluese. Në skuadra si Bajern apo Inter kam luajtur me kualitete si Riberi apo Tiago. Të paktën nuk shqetësohem sepse e ndjej dhe shoh se s’mund të bëj asgjë më shumë.” përfundoi Shaqiri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb