Zbulimet e një prej fenomeneve më ekzotike në univers, vrimës së zezë, fituan çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë për një treshe shkencëtarësh, njoftoi sot Akademi Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Roger Penrose, i lindur në Britani do të marrë gjysmën e çmimit 10 milion korona (1,1 milion dollarë) për zbulimin se ”formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit”, parimi i bërë i famshëm nga Albert Ajnshtajni.

Gjysma tjetër do të shkojë për Reinhard Genzel, i lindur në Gjermani dhe shtetasen amerikan Andrea Ghez, gruaja e katërt që fiton çmimin, për “zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë”.

“Zbulimet e laureatëve të këtij viti kanë hapur një terren të ri në studimin e objekteve kompakte dhe supermasive”, lexohet në një deklaratë nga akademia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb