Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin dyditor të zhvilluar me shefat diplomatikë të aleancës në Oslo, është ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.

Stoltenberg ka theksuar se dhuna ndaj forcave të KFOR në Mitrovicë është e papranueshme.

Ai më herët deklaroi se NATO do të dërgojë edhe 700 ushtarë shtesë në Kosovë dhe se një batalion tjetër do të vihet në gatishmëri të lartë.

Më tej Stoltenberg shpjegoi se KFOR-i “do të marrë hapat e nevojshëm për të normalizuar dhe garantuar sigurinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb