Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, deklaroi se Republika e Turqisë është një aleate e rëndësishme e kësaj organizate dhe se është e domosdoshme të kuptohet rëndësia e anëtarësisë së saj.

Stoltenberg iu drejtua pjesëmarrësve të panelit “Ardhmëria e NATO-s” që u mbajt në kuadër të Forumit të 50-të Botëror Ekonomik që mbahet në Davos të Zvicrës.

Në panel ishte i pranishëm edhe shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu, ndërsa në mesin e temave ishin kërcënimi kibernetik dhe dërgesa e sistemit rus të mbrojtjes S-400 Turqisë.

Kreu i NATO-s Stoltenberg tha se mbi idenë për formimin e grupeve të punës për kapërcimin e mospajtimeve rreth furnizimit turk të avionëve F-35 dhe sistemit S-400 ka biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe shefin e diplomacisë turke, Çavuşoğlu.

“Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të zgjidhur këtë problem”, tha Stoltenberg.

Duke theksuar se në kuadër të NATO-s është e domosdoshme të zgjidhen çështjet lidhur me furnizimin e sistemit S-400, Stoltenberg tha se Turqia është një aleate shumë e rëndësishme e NATO-s për shkak të shumë gjërave.

“Turqia, e cila kontribuon në misionet dhe operacionet e NATO-s, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe në fitoren tonë ndaj organizatës terroriste DEASH”, tha Stoltenberg.

Ai tha se Turqia ia ka dhënë NATO-s bazat e saj gjatë luftës kundër DEASH-it në Siri dhe Irak.

“Doemos duhet të kuptohet anëtarësimi i Turqisë në NATO”, tha Stoltenberg.

Duke komentuar kërcënimet aktuale kibernetike në botë, ai tha se është vështirë për të kuptuar se sa dhe si zhvillimi teknologjik ka ndryshuar natyrën e luftimit dhe shtoi se NATO për këtë shkak ka ndarë investime të mëdha për teknologjinë.

Stoltenberg thekson se NATO i jep rëndësi të madhe forcimit të mbrojtjes kibernetike, duke shtuar se edhe sulmi kibernetik ndaj cilit do anëtar mund të ngrit implementimin e nenit mbi mbrojtjen kolektive.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb