Çështja e krijimit të një ushtrie europiane ka shkaktuar debate në disa vende të Europës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi, në mesin e debatit për formimin e një “ushtrie europiane”, kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Evropës në dëm të Aleancës Atlantike.

“I përgëzoj përpjekjet e zgjeruara të Bashkimit Evropian në aspektin e mbrojtjes pasi është gjë e mirë nëse aleatët evropianë kanë më shumë kapacitet, nëse punojnë më ngushtë së bashku”, deklaroi norvegjezi gjatë Forumit të NATO-Industri në Berlin. ”Ajo që ne nuk mirëpresim është që BE-ja të nisë të zhvillojë struktura të dyfishta’’, paralajmëroi drejtuesi i NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb