Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni. Ai është shprehur se Aleanca do të vazhdojë të forcojë partneritetin e saj me Japoninë.

I ndalur tek lufta ruse në Ukrainë, Stoltenberg theksoi se është e rëndësishme që Kievi të marrë mbështetjen e duhur, ndërsa falënderoi Japoninë për kontributin e dhënë.

Në këtë vizitë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.

Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi i tij nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë.

Franca i ka dërguar Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë mjete të blinduara të vëzhgimit dhe luftarake, por nuk ka dërguar tanke luftarake ose armatime më të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb