Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për gazetarët para nisjes së një takimi në
Bruksel të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare dhe vende të tjera, është shprehur se aleatët do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë, me një marrëveshje për një paketë të re ndihme për Kievin që pritet në samitin në Madrid më vonë këtë muaj.

“Ndonjëherë këto përpjekje kërkojnë kohë. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që të kemi një takim si sot… të takohemi me përfaqësuesit ukrainas për të identifikuar sfidat dhe çështjet që ata do të donin të ngrinin me ne.

Marrëveshja do të ndihmojë Ukrainën të kalojë nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet më moderne të cilat janë në përputhje me standardet e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: