Me ftesë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, zyrtarë të lartë nga Turqia, Finlanda dhe Suedia u takuan këtë të hënë më zyrtarë të lartë të Aleancës në selinë e saj në Bruksel.

Nga ana e tij Stoltenberg tha se mirëpret çdo takim konstruktiv për aplikimet historike të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, ndërsa shtoi se anëtarësimi tyre do ta bënte aleancën më të fortë.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta bënte aleancën më të fortë dhe të gjithë zonën euroatlantike më të sigurt. Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë në lidhje me terrorizmin me të cilën duhet të përballemi. Pra ne do të vijojmë bisedimet tona për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, unë pres të gjejmë një zgjidhje të përbashkët sa më shpejt”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb