Putin po planifikon për ofensiva të reja dhe nuk ka indikacione se ai ka ndryshuar qëllimin e tij për të kontrolluar Ukrainën, kështu që e vetmja mënyrë për paqen e qëndrueshme është të bëjë të qartë se Rusia nuk mund të fitojë në fushën e betejës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ai theksoi se e vetmja mënyrë për paqen e qëndrueshme është t’i bëjmë të qartë Putinit se ai nuk do të fitojë në fushën e betejës: “Prandaj, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në mënyrë që forcat ukrainase të jenë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse.

Gjermania është ndër aleatët që ofron ndihmën më të madhe ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën. Këtu përfshihen sistemet e mbrojtjes ajrore si Gepard dhe IRIS-T, artileri dhe municione. Së fundmi kemi njoftuar gjithashtu dërgimin e sistemeve të avancuara Patriot dhe mjeteve moderne luftarake të këmbësorisë. Armët nga Gjermania po shpëtojnë jetë në Ukrainë çdo ditë, tha Stoltenberg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb