BRUKSEL– NATO është drejtuar me tone të ashpra ndaj Rusisë, për respektimin në mënyrë të plotë të hapësirës ajrore të vendeve të Aleancës, pasi Turqia ka akuzuar Rusinë për një rast të ri të shkeljes së hapësirës së saj ajrore.

“I bëj thirrje Rusisë të veprojë me përgjegjësi dhe të respektojë plotësisht hapësirën ajrore të NATO-s”, – shkruan në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili shtoi se Rusia duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të siguruar se shkelje të tilla të mos përsëriten më.

Autoritetet turke pretendojnë se një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, një ditë më parë. Ministri i Jashtëm turk deklaroi se një avion ushtarak rus SU-34 ka shkelur hapësirën ajrore turke të premten, pavarësisht paralajmërimeve nga radari. Ministria e Jashtme turke ka thirrur për sqarime ambasadorin rus në Ankara.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: