TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbërritur para pak minutash në Tiranë. Pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Stoltenberg  u prit nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me të cilën zhvilloi edhe një takim të shkurtër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndalesa tjetër do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do te largohet nga Tirana për të udhetuar drejt Maqedonisë.

Sekretari  Stoltenberg do të qëndrojë vetëm pak orë në kryeqytet. Vizita  e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.

Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa maxhoranca të shtunën nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb