Nga Kolegji Mjekëve Kirurgëve Shqiptarë

Bluzat e bardha i thonë ‘NDAL dhunës’ dhe denigrimit të cdo lloji apo ngjyre. Dje ne bluzat e bardha me anë të një greve simbolike por kuptimplotë i thamë njëzëri ‘stop dhunës’ ndaj bluzave te bardha. Sensibilizimi yne do jetë në nivel maksimal në rang vendi, sikurse po vërtetohet me nisma konkrete, ide të qarta dhe këmbëngulës duke i kthyer këto ide ne vepra.

Ne bluzat e bardha jemi pjesa më e shkolluar e shoqërisë në cdo vend të botës respekti ndaj tyre është superior dhe masiv saqë edhe mbreti apo mbreteresha e kane zili. Sistemi mjekësor në vendin tone është përdhosur, vjedhur, abuzuar ne nivele me ekstreme pa mëshire. Kjo ka pasuruar një grup të vogel njerëzish në mënyrë të shpejtë dhe galopante, dhe investimet kanë qenë mikroskopike, duke e lënë shendetësinë në mjerim krahasuar me milionat e eurove që mund të investoheshin dhe rrjedhimisht sot do kishim një infrastrukture të kënaqshme. Kjo nuk ka ndodhur këto 25 vitet e fundit, dhe fatkeqësisht vjedhja nuk paska të sosur deri aty sa duke përdorur edhe bluzat e bardha si qënie eksperimentale. Kësaj i erdhi fundi. Mjaft më! Ka një muaj që shume iniciativa fyese, denigruese dhe poshtëruese më të ulëta të mundshme u hodhen në treg si “reforma”.

Kështu filloi pseudoreforma e radhës, milionat e lekëve, shumë, shumë, shume miliona ishin tërhequr nga buxheti 2015 i taksapaguesve në emër të një testimi masiv. Vjedhja masive duhej të justifikohej, komisioni parlamentar i Shëndetësisë nuk kishte informacion, sikurse nuk kishin as deputetët e pozites dhe opozites, sikurse kjo reforme nuk kishte qenë pjesë e qeverisë së 23 Qershorit 2013. Kjo ishte rrufe në qiell të paster. Kjo ishte vjedhja galopante e radhes. Durimi ka kufi, durimi ka sosur, pra durimi ka ndryshuar emër. Bluzat e bardha nuk mund të duronin më, kështu që sensibilizimi masiv mori jetë. Efektet u dhanë që ditët e para, duke bërë problematikën të njohur ndërmjet nesh dhe mediave, sikurse u vunë në dijeni organet ligjvënëse dhe ligjezbatues në vend.

Përkrahja ishte po aq e madhe nga Urdhëri i Mjekut, Avokati i Popullit, disa profesorë eminente si Prof Tritan Kalo, Flamur Tartari, Isuf Kalo, sikurse pati edhe nga ata që na shitën për 5 para, por ata që na shitën, nuk na bënë keq, vetëm sa çorrën maskën e tyre. Greva e datës 05 Shkurt 2015 tregoi që jemi serioze në nismat tona, në platformën tonë për një sistem mjekësor në vendin tonë cilësor të bërë nga vetë ne. Ne do jemi faktor kryesor në reformën reale në shëndetësi, sikurse ndodh në tërë botën. Ne do arrijmë autonominë profesionale që meritojmë. Ne do arrijmë t’u imponohemi cdo qeverie për infrastrukture bashkëkohore në shëndetësi me ambiente dhe aparatura. Ne do te arrijme me sukses te rriten rrogat tona qe jane te turpshme, krahasuar edhe me vendet fqinje. Bluzat e bardha janë krenare për profesionin e tyre dhe askush nuk e nëpërkëmb dot dinjitetin tone. Ju faleminderit!
Nga Profesionistet e Mjekësise Shqiptare, Kolegji Mjekëve Kirurgëve Shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: