GJERMANI-Stormy Daniels, gruaja që ka vënë në vështirësi me deklaratat e saj presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të inaugurojë sot në Berlin panairin e erotizmit, ashtu siç bëjnë të ditur mediat gjermane.

39-vjeçarja pornostar do të jetë e ftuar nderi në panairin berlinez.

Stormy Daniels, që dikur quhej Stephanie Clifford, sapo ka publikuar librin e saj më titull ‘Hapje totale- Një grua kundër Trump’, emri origjinal “Full disclosure”, ku tregon për Donald Trump dhe historinë e saj seksuale me të në vitin 2006 dhe si është paguar nga avokati i manjatit për të heshtur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb