Derbi i kryeqytetit italian mes Lazio-s dhe Roma-s, i vlefshëm për javën e 32 të “Seria A”, është mbyllur pa gola. Në stadiumin ‘Olimpico’ nuk mungoi tensioni, por rastet për shënime të të dyja skuadrave ishin të pakta.

Mundësinë më të mirë e pati Bruno Peres, por braziliani goditi shtyllën në fundin e pjesës së parë, pjesa tjetër e ndeshjes nuk pati spektakël dhe pavarësisht se ruajtën rrjetën të paprekur portierët Alisson Becker dhe Thomas Strakosha nuk patën shumë punë, edhe pse vlen për t’u përmendur një pritje shpëtimtare e shqiptarit në minutën e fundit ndaj tentativës së Edin Dzeko.

Të dy skuadrat ndjenë edhe lodhjen e ndeshjeve të mesjavë kur Kupat e Europës, ku Roma arriti një kualifikim historik ndaj Barcelonës, ndërsa Lazio u eliminua nga Salzburg.

Në dhjetë minutat e fundit Lazio luajti me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Radu.

Lazio dhe Roma mbeten në zonën Champions pasi ndajnë vendin e tretë me nga 61 pikë, kur mbeten gjashtë ndeshje para fundit, një pikë më shumë se Inter i vendit të pestë që barazoi 0-0 ndaj Atalanta, të shtunën në mbrëmje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: