E ardhmja e Marash Kumbulla është gjithnjë e më larg Verona, është thuajse e pamundur që Verona ta mbaj më gjatë në skuadër, një lojtar për të cilin janë vënë në lëvizje pjesa më e madhe e klubeve në Serie A por dhe jashtë Italisë. E vetmja gjë që i mbetet Veronas është të përfitoj sa më shumë nga shitja e tij. Së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Kumbullës u fut edhe Lazio me kryeqytetasit që shpresojnë shumë që Strakosha por mbi të gjitha Igli Tare të bindin talentin kuqezi.

Kumbulla
Kumbulla

Pavarësisht admiruesve të shumë që Kumbulla ka, shto këtu në listë edhe ekipe si Dortmund e Chelsea, sipas mediave italiane, Inter mbetet favorit. Mes tij dhe klubit zikaltër është gjetur akordi verbal prej kohësh, Kumbulla shihet si e ardhmja e mbrojtjes së Inter, një lojtar që përshtatet në mënyrë perfekte me skemën 3-5-2 që aplikon Antonio Conte. Vlera e kartonit të Kumbullës varjon nga 20-25 milion euro ndërsa kusht për çdo skuadër është mos përfshirja e lojtarëve të tjerë në tratativë. Nëse Inter apo çdo skuadër tjetër kërkon shërbimet e Kumbullës duhet të paguaj kesh, kusht më të cilin Inter ka rënë dakord.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb