Thomas Strakosha është një nga futbollistë më të rinj sa i përket formacionit të skuadrës së Lacios. Por portieri shqiptar është “veteran” kur bëhet fjalë për të treguar se si mund të fitohet Kupa e Italisë. Duket e çuditshme por 22-vjeçari shqiptar është ndër të paktët futbollistë të Lacios që e ka ngritur më parë këtë trofe.

Nga kontingjenti aktual, vetëm Stefan Radu ka arritur të fitojë dy herë Kupën e Italisë në radhët e Lacios. Herën e parë ishte në vitin 2009, ndërsa në të dytën, në vitin 2013. Në këtë finale të dytë, të fituar 1-0 ndaj Romës, në fushën e lojës ishte edhe Lorik Cana, por pakkush kujton se në stolin e rezervave, në atë sfidë gjendej edhe Thomas Strakosha.

Portieri vari në qafë medaljen e fituesit pas ndeshjes së luajtur në “Olimpiko” dhe tashmë është ndër të paktët lojtarë që i ka mbijetuar ndryshimeve në klub gjatë këtyre katër viteve. Përveç tij e Radu, nga ajo finale e Kupës kanë mbijetuar në skuadër vetëm Marketi, Kreko dhe Luliç, por vetëm ky i fundit do të luajë në ndeshjen e nesërme në darkë kundër Juventusit./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: