Portieri Thomas Strakosha në përfundim të ndeshjes së humbur 0-1 kundër Norvegjisë për mediat ka deklaruar se Kombëtares i mungoi ritmi. Gardiani gjithashtu shtoi se Shqipëria çedoi në aspektin fizik.

Çfarë nuk shkoi për ekipin përfaqësues

Na mungoi ritmi, nuk e sulmuam dot Norvegjinë. Nuk ishim mirë fizikisht. Nivelim e kemi të lartë por na duhet ritëm dhe përqendrim.

Çfarë të japin këto ndeshje

Këto miqësoret shërbejnë. Çdo ndeshje duhet. Një ndeshje është si 1 mijë stërvitje. Asgjë nuk duhet të neglizhojmë

Mos kishte shumë eksperimente sot në ekip, sidomos në mesin e fushës

Eksperimentet duhet të bëhen sepse janë lojtarë të rinj, siç isha unë dikur. Duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb