Futbolli nga viti në vit po vjen në rritje dhe këtë e tregojnë jo vetëm shifrat e shpenzuara, por edhe loja dhe grinda e lojtarëve në fushat e blerta.

Nga të dhënat e publikuar, rezulton se edhe lojtarët shqiptarë kanë pësuar ndryshime pozitive, e një ndër to është edhe portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha.

Kompania e menaxhimit të të dhënave “ProFootballDB” ka përpiluar një formacion me lojtarët më të përmirësuar muajt e fundit nga të gjitha klubet.

Në listë nuk kishte se si të mungonte gardiani i portës shqiptare, i cili është zgjedhur në listë mes emrave të mëdhenj si Mbappe apo Pavard.

LISTA E ZGJEDHUR:

Tomas Strakosha (Lacio)

Benzhamin Pavard (Shtutgarti)

Hoze Maria Gimenez (Atletiko Madrid)

Matijs De Ligt (Ajax)

Lukas Hernandez (Atletiko Madrid)

Roni Lopes (Monako)

Lukas Paketa (Flamengo)

Ruben Neves (Ulverhempton)

Gaston Pereiro (PSV)

Maksi Gomez (Selta Vigo)

Kilian Mbape (PSG)

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb