Lazio nuk ka ndërmend të ndalet në realizimin e ëndrrës së madhe në këtë sezon të Serie A. Skuadra ku luan Thomas Strakosha ruajti ritmin e kryesuesëve të Juventus në garën për titullin kampion, duke mundur në transfertë 3-2 Genoa. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për lacialët, që kaluan në epërsi që në minutën e dytë me Marusic.

131646557 E423b902 Ede1 4147 95d3 739231ad6c81
131646557 E423b902 Ede1 4147 95d3 739231ad6c81

Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Immobile dyfishoi shumë shpejt shifrat e rezultatit. Cassata në minutën e 57-të ktheu në lojë Genoa, por në të 71-ën, Cataldi shënoi golin e tretë për Lazio. Në limitet e kohës së rregullt vendasit vetëm sa zbutën humbjen me 11-metërshin e Criscito, por nuk prishën festën e Lazio që ruan diferencën me vetëm një pikë larg Juventusit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: