ITALI– Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha po zhvillon një sezon të mbarë me ekipin e tij italian Lacio. Sipas mediave italiane, gardiani kuqezi renditet i pari në Itali si portieri më i mirë që ka bërë më shumë pritje dhe i dyti në Evropë.

Në Europë, i vetmi që ka bërë më shumë pritje nga Thoma Strakosha, është portieri i Werder Bremen, Jiri Pavlenka, 22 vjeç.

Përditësimi i statistikave e ka renditur talentin shqiptar në vendin e parë me më tepër pritje nga kolegët e tij në kampionatin italian, me plot 58 pritje që nga fillimi i sezonit.

27-vjecari ka pësuar 15 gola në 13 ndeshje me Lacion dhe ka premisa për t’u përmirësuar më shumë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: