Thomas Strakosha ka luajtur titullar sot në sfidën që Lacio ka fituar 3-1 kundër Genoas. Shqiptari përfitoi nga një dëmtim muskulor që pësoi numri 1 i “lacialëve”, Marketi. Duket se aktivizimi i Strakoshës është shumë fatsjellës pasi edhe më herët me aktivizim e tij, Lacio ka arritur të fitojë ndeshjet. Paraqitjet e mira duket se do të ndikojnë në zgjatjen e kontratës që klubi pritet t’i ofrojë lojtarit.

Strakosha nuk është portieri i vetëm që luajti sot në Seria A. Etrit Berisha vazhdon të dhurojë paraqitje të mira me skuadrën e Atalantës, pavarësisht asaj ndeshje të cilën nuk e mbajtën nervat me kombëtaren Shqiptare. Portieri ishte deçiziv në fitoren 2-1 të arritur kundër Romës. Berisha tashmë është një realitet dhe duket se pozicioni i tij është i palëkundur tek Atalanta.

Kjo ishte një javë po për dy gardianët të cilët në ndeshjen e fundit të kombëtares ishin të grumbulluar. E tashmja dhe e ardhmja e portës shqiptare duket e siguruar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: