Pa asnjë objektiv, me prezencën në Europa League të siguruar, Lazio zbriste në fushë kundër Torinos për të respektuar kampionatin, një ndeshje që më shumë ngjalli interes për vetë faktin se mbijetesa e Beneventos të Filipo Inzaghi ishte në duart e vëllait të tij, Simeone. Në fund, Torino arriti të marrë një pikë mes drithërimash, mjaftueshëm për të qëndruar në Serie A, ndërsa Benevento zbret në Serie B. Rikthehet pas një kohë të gjatë si titullarë edhe Thomas Strakosha, por kaq nuk mjafton për të bindur gardianin kuqezi për të vijuar karrierën e tij në kryeqytet.

Pas një pjesë të parë pa shumë raste, në të dytën, Torino goditi shtyllën pingule me Sanabria ndërsa më pas gjyqtari i takimit akordoi një penallti për faull ndaj Immobile. Kapiteni gaboi nga pika e bardhë duke goditur shtyllën pingule. Në fund festa ishte e gjitha për ekipin granata që arriti të marrë pikën që i mban në elitë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb